Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Lewandowski zgjidhet futbollisti i javës në Champions League

Lewandowski zgjidhet futbollisti i javës në Champions League

18:24, 04/11/2021

Këtë mesjavë u luajtën duelet e xhiros së katërt në Champions League.

Shumë futbollistë patën paraqitje të mira, megjithatë ai që ‘shkëlqeu’ më së shumti ishte Robert Lewandowski.

Lewa realizoi hat-trickun e radhës në fitoren e Bayerni 5-2 ndaj Dynamo Kievit, dhe duke qenë sërish protagonist kryesor i Bavarezëve.

Falë tre golave të realizuar në këtë takim, polaku ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i javës në Champions League.

Lewandowski ishte në garë me Paulo Dybalan, Cristiano Ronaldon dhe Pedro Goncalves, dhe në fund morri më shumë vota polaku.

33-vjeçari, është golashënuesi më i mirë në Champions League këtë edicion me tetë gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco