Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Barcelonës nuk i ndahen telashet, dëmtohet sërish Dembele

Barcelonës nuk i ndahen telashet, dëmtohet sërish Dembele

15:45, 04/11/2021

Nuk kanë të ndalur problemet për gjigantin spanjoll. Skuadra e Barcelonës këtë edicion është duke u përballur me dëmtime të shumta, sidomos në repartin e sulmit.

Martin Braithwaite, Sergio Aguero janë duke munguar prej kohësh, ndërsa tani listës i është bashkuar edhe Ousmane Dembele.

Francezi sapo u rikthye nga dëmtimi pas një mungese të gjatë dhe zhvilloi disa minuta në sfidën ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai është dëmtuar sërish dhe këtë e ka konfirmuar klubi i Barcelonës duke thënë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Celta Vigos.

“Ousmane Dembele nuk është i disponueshëm për ndeshjen me Celta Vigon dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit katalanas.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco