VIDEO/ E veçantë në Superiore, goli dhe gafa e javës vijnë nga e njëjta skuadër

VIDEO/ E veçantë në Superiore, goli dhe gafa e javës vijnë nga e njëjta skuadër

19:24, 02/11/2021

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian këtë javë duke mos arritur fitoren e parë ende për këtë sezon. Por e çuditshmja është se në këtë takim është regjistruar goli më i bukur i javës, por dhe gafa.

GOLI-Krosim perfekt në zonë dhe më pas dy herë me kokë për të dërguar topin në rrjetë. Goli i Tedi Carës në barazimin 1-1 të Partizanit ndaj Egnatias ishte mjaft i bukur për nga saktësia e pasimeve.

Murataj krosoi në zonë, Albion Marku shërbeu me kokë dhe po me kokë Cara realizoi, në një rast që dukej si skemë e punuar në stërvitje. Një gol të bukur me goditje si parashutë realizoi Edi Basha i Kukësit. Edhe goli i dytë i Saliu Guindosë për Laçin merr vlera në aspektin teknik.

GAFA-Alban Hoxha përfundon për herë të dytë në këto shtatë javë te gafat e portierëve. Kapiteni i Partizanit pësoi një gol naiv ndaj Egnatias, pas një goditjeje nga jashtë zone pa shumë pretendime, në një kohë që topi i iku nga duart në mënyrë të pabesueshme.

Eksperienca e një portieri si Hoxha e bën të pafalshëm pësimin e një goli të tillë. Edhe portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, bëri një dalje të gabuar në golin e parë të Xhixhës, duke braktisur zonën dhe duke ia thjeshtësuar sulmuesit. (Panorama Sport)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco