Pas Partizanit, synojmë fitoren në derbin me Dinamon, flet Seferi: Kombëtarja? Nëse do të kenë...

Pas Partizanit, synojmë fitoren në derbin me Dinamon, flet Seferi: Kombëtarja? Nëse do të kenë...

18:59, 02/11/2021

Taulant Seferi është njeriu i momentit te Tirana. Sulmuesi po kalon një formë mjaft të mirë duke treguar aftësitë e tij të vërteta që pas mbërritjes te bardheblutë 1 vit më parë. Seferi është totalisht i fokusuar te sfida ndaj Dinamos në Kupë ditën e nesërme. Në konferencën për shtyp prag ndeshjes, sulmuesi i bardhebluve u shpreh:

Do të shënosh në derbi kundër Dinamos?

E kam thënë edhe më parë që nuk ka rendësi se kush shënon, rëndësi ka fitorja e ekipit. Në derbin me Partizanin ne fituam dhe shkoi gjithcka mirë, pse jo edhe me Dinamon, është kënaqësi kur shënoj, bëj gol dhe ndihmoj ekipin.

Më mire një derbi me Dinamon apo me Partizanin?

Të dyja janë derbi dhe të dyja kanë rëndësi. Gjithsesi mund të them që me Partizanin ka më shumë atmosferë, me Dinamon mbetet për tu pare.

Tifozët presin gola, i keni vënë vetes një objektiv?

Është akoma fillimi, ne e kemi nisur mbarë si grup por edhe nga ana individuale ka akoma për të dhënë dhe do të jap akoma më shumë.

Çfarë ka ndryshuar nga sezoni i shkuar në këtë sezon?

E kemi filluar mirë, siç e dimë starti është shumë i rëndësishëm dhe kjo është e mira jonë.

Raporti me Ngonë?

Kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe jemi të kënaqur se po kalojmë shumë mirë edhe në sulm.

Titulli?

Jo aspak. Kjo më pëlqen tek grupi jonë, jemi të gjithë me këmbë në tokë. Si lojtar është herët për të folur për titullin dhe ne i marrim ndeshjet një nga një. Kampionati shqiptar është i forte ndaj duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Përmirësime në aspektin individual?

Përmirësime përpara portës padyshim, jam i vetëdijshëm, por po bëj më mirë dhe jam me i qetë në kokë kështu qe mendoj se do bej me mire para portës.

Mesazh trajnerit Reja për Kombëtaren?

Jo nuk ka asnjë mesazh. Ata janë profesioniste dhe e dinë vete. Nëse do te kenë nevoje për mua dhe nëse do ta gjykoi te drejte qe unë te kem ne Kombëtare ftesa nuk do te mungoje dhe unë do te jem i gatshëm.

Rivali i këtij viti?

Ata qe janë lart, Teuta, Vllaznia edhe Partizanin nuk do t’i nënvlerësoja, gjithashtu edhe Dinamo ka ekip shume te mire, por kampionati është i gjate dhe mbetet për tu pare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco