Conte: Mezi pres të nis punën me Tottenham

Conte: Mezi pres të nis punën me Tottenham

18:29, 02/11/2021

Eksperti italian i futbollit Antonio Conte u bë sot trajneri i ri i Tottenhamit.

Tekniku 52 vjeçar pasoi në stol Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua pas rezultateve shumë të dobëta këtë sezon.

Conte pranoi të bashkëpunojë deri në verën e vitit 2023 dhe në rast të rezultateve të mira do t'i ofrohet një kontratë e re.

Për Conten fillon kështu një aventurë e dytë në Londër, pas asaj me Chelsea-n, nga 2016 deri në 2018-ën. Italiani foli edhe fjalët e tij të para si trajner i Tottenham duke u shprehur:

“Klubi ka struktura të avangardës dhe një prej stadiumeve më të mirë në botë. Pres me padurim për të filluar punën dhe t’i transmetoj skuadrës dhe tifozëve pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë, si lojtar dhe si trajner. Verën e kaluar ky bashkim nuk u realizua pasi fundi i raportit tim me Inter sapo kishte ndodhur dhe gjykova se nuk ishte ende momenti i duhur për tu rikthyer në drejtim të një skuadre, por entuziazmi dhe vendosmëria e Presidentit Daniel Levy që donte më të besonte këtë detyrë më kishte impresionuar. Tani që kjo mundësi u rikthye kam zgjedhur ta marr plotësisht i bindur”, deklaroi Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco