VIDEO/ Tifozët e Manchester United sulmohen nga ultrasit e Atalantës, dy të plagosur

VIDEO/ Tifozët e Manchester United sulmohen nga ultrasit e Atalantës, dy të plagosur

17:33, 02/11/2021

Mbështetësit e Manchester United u sulmuan me shkopinj bejsbolli nga ultrasit e Atalantës, pak para fillimi të ndeshjes së Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Sulmi ndodhi në një bar në Bergamo, teksa një mbështetës i United dhe një kamerier raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Grupi i mbështetësve, të veshur të gjithë me të zeza menjëherë pas sulmit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Atalanta dhe Man United përballen në stadiumin Gewiss i cili ka një kapacitet prej 21 mijë spektatorësh.

Pas fitores 3-2 në Old Trafford, United i Ole Gunnar Solskjaer kryesoi grupin ndërsa Atalanta është e treta, dy pikë prapa liderëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco