I  kërkuan takim sheikët, Laporta refuzon të udhëtojë në Doha

I kërkuan takim sheikët, Laporta refuzon të udhëtojë në Doha

17:02, 02/11/2021

Kur gjithçka dukej në rrugën e duhur që Joan Laporta të drejtonte delegacionin që nesër niset për në Katar për të takuar pronarin e Al Sadd për të mbyllur transferimin e Xavi, TV3 ka njoftuar se më në fund presidenti i Blaugranas nuk do të udhëtojë në Doha , duke deleguar  nënkryetari e kubit Rafa Yuste, dhe drejtorin e futbollistik, Mateu Alemany, në përgjegjësinë e takimit me sheikun dhe përfundimin e mbylljes së operacionit.

Nuk ka dyshim se ky është një vendim i rrezikshëm për Barcelonën, sepse në kulturën e Katarit negociatat zhvillohen gjithmonë ndërmjet të barabartëve si simbol i mirësjelljes. Prandaj, pronari i Al Sadd, Mohammed bin Hamad, kërkoi një takim me Laporta për të liruar Xavi, i cili ka një kontratë aktuale me klubin deri në vitin 2023, me një klauzolë lirimi mbi një milion euro. Është më shumë një formalitet dhe një shfaqje respekti se çdo gjë tjetër, por në Doha konsiderohet shumë e rëndësishme në një negociatë.

Xavi arriti një marrëveshje zotërinjsh me sheikun që të mund të largohej këndshëm, përderisa Barcelona ishte klubi që trokiti në derë dhe që dalja të bëhej në mënyrë të rregullt dhe në kohën e caktuar nga Al Sadd.

Mbetet për t'u parë se si do të reagojë sheiku për mungesën e Laportës , ndonëse në parim tashmë gjithçka është në rrugën e duhur. Në fakt, siç ka bërë të ditur AS, nga Doha ende nuk e kanë përjashtuar që presidenti i Blaugranës të ngurrojë dhe të përfundojë në krye të delegacionit të Blaugranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco