Pogba zgjedh PSG-në para Realit

Pogba zgjedh PSG-në para Realit

13:48, 02/11/2021

Ylli francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, mund të përfundojë në Paris verën e ardhshme si lojtar i lirë

Për këtë siguron media “Fichajes”.

Francezi do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i mbarojë kontrata me Manchester United.

Dhe, kjo media raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë “Parkun e Princave” sesa transferimin te Real Madridi.

Parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një rrogë të majme dhe Pogba pritet ta udhëheqë lojën e këtij ekipi nga sezoni tjetër.

Ndër të tjera, interesim për mesfushorin kualitativ ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Juventus.

Pogba nuk ka qenë në nivelet e pritura dhe të dëshiruara që prej rikthimit në “Old Trafford” nga Juve vite më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco