I ndalohet të luajë në Seria A, Eriksen kërkohet nga...

I ndalohet të luajë në Seria A, Eriksen kërkohet nga...

14:51, 02/11/2021

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen është i tunduar për rikthimin te Ajax, aty ku mund të luajë me defibrilator në zemër.

29-vjeçarit me shumë gjasa nuk do t’i lejohet të luajë në Seria A, pasi mori defibrialtorin në zemër.

Eriksen ra pa ndjenja në ndeshjen Danimarkë – Finlandë dhe në fund arriti të shpëtoi nga vdekja.

Në Itali, nuk është e lejuar me protokoll që lojtarët që kanë të impantuar defibraltorin në zemër të mos luajnë që nga viti 2017.

Por, mesfushori ka të drejtë të luajë në divizionet e tjera të Evropës, siç është Holanda, aty ku kërkohet nga Ajax.

Sipas Corriere dello Sport, Inter është i hapur ta lejojë danezin të largohet vetëm që të shpëtoi nga paga prej 7.5 milionë euro në vit dhe në këmbim nuk do kërkojë asgjë.

Edhe vetë futbollisti është duke konsideruar rikthimin te Ajax, por vendimin përfundimtar do e marrë në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco