U kritikua për pagën e lartë te Barcelona, Umtiti pranon ofertat e klubeve Evropiane

U kritikua për pagën e lartë te Barcelona, Umtiti pranon ofertat e klubeve Evropiane

12:18, 02/11/2021

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, thuhet se ka pranuar një numër të ofertave para afatit kalimtar të janarit.

Umtiti ka humbur vendin titullar që disa sezone, derisa është ‘viktimë’ e kritikave të larta nga tifozët.

Qendërmbrojtësi u kritikua shumë shkaku i pagës së lartë dhe qëndrimit në klub pas situatës së Lionel Messit, por pastaj zbriti pagën kur klubi i kërkoi.

Sipas “Sport”, një numër i skuadrave duan ta huazojnë Umtitin gjatë afatit kalimtar dimëror.

Umtiti dëshiron që të luftojë për vendin e pozitës së titullarit. Thuhet se oferta nuk janë nga top skuadrat evropiane, por lojtari mund t’i pranojë shkaku i minutazhës që do fitojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco