Emrat e lojtarëve që do Antonio Conte te Tottenhami

Emrat e lojtarëve që do Antonio Conte te Tottenhami

12:17, 02/11/2021

Antonio Conte ndodhet nga e hëna në Londër, ku po përcakton detajet e fundit të kontratës si trajneri i Tottenhamit: 18 muaj me pagë 15 milionë euro në sezon.

Ndërkohë që nga ora në orë pritet zyrtarizimi i marrëveshjes, mediet kanë zbuluar edhe emrat e futbollistëve që tekniku italian do të kërkojë t’i ketë që në janar nën urdhrat e tij.

Ai e ka thënë qartë se nevojiten përforcime të shumta, të cilat drejtori sportive, Paratici, do të synojë t’i bëjë shumë shpejt reale.

Vlahovic dhe Kessie janë dy emrat që do të përforcimin sulmin e “Spurs”-ave.

Stefan de Vrij i Interit për mbrojtjen dhe Lazzari i Lazios për mesfushën.

Të gjithë lojtarë që Conte i njeh shumë mirë, pasi kanë spikatur në Serinë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco