Kjaer: Jemi në luftë për titull, Milanin nuk e ndërroj me asgjë

Kjaer: Jemi në luftë për titull, Milanin nuk e ndërroj me asgjë

12:02, 02/11/2021

Kjaer u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në Roma-Milan, ndërsa dje u paraqit në stërvitje, pavarësisht se për titullarët e sfidës së një dite më parë ishte pushim. Simon Kjaer nuk dëshiron të ndalet dhe këtë e ka konfirmuar në një intervistë për rrjetin amerikan “CBS”.

Si do ta vlerësonit aventurën tuaj milaniste?

Jam shumë i kënaqur dhe renditja na bën të jemi optimistë. Që kur mbërrita te Milani, u shpreha se doja të mbyllja aty karrierën dhe rinovimi i javës së kaluar është një hap në atë drejtim. Jam shumë i lumtur që do të jem kuqezi për thuajse pesë vite të tjera. Milanin nuk e ndërroj as më kulturën e të gjitha vendeve ku kam qenë. Për mua është nder dhe privilegj.

Skuadra duket sikur ka gjetur një dimension të vetin apo jo?

Jemi një grup i bashkuar. Në fushë jemi një ekip që nuk mposhtet lehtë. Sivjet po tregojmë pjekuri e ky është një hap i madh përpara. Afrimet e verës na kanë përforcuar dhe kanë rritur cilësinë e skuadrës. Tani jemi në luftë për titullin, por synimi sezonal është të përmirësohemi krahasuar me vitin e kaluar. Për t’ia dalë mbetet vetëm një mundësi.

Keni dy konkurrentë si Interit dhe Napoli. Cilin veçoni?

Zikaltrit janë kampionët në fuqi dhe meritojnë respekt. Edhe Napoli më duket i fortë. Janë dinamikë dhe luajnë futboll cilësor. Mendoj se është ende herët të përcaktojmë se mes cilave skuadra do të zhvillohet gara e titullit. Virusi dhe dëmtimet mund të bëjnë shaka të hidhura e në këto nivele mjafton fare pak për të dalë nga lufta.

Konkurrenca në Serinë A nuk është vetëm për titullin. Janë shtatë ekipe për 7 vende Champions-i…

Sivjet ka disa ekipe që janë në të njëjtin nivel. Ndjesia është e pabesueshme pasi para çdo ndeshjeje jemi si në gjemba. Detajet do të bëjnë diferencën. Tifozët janë të emocionuar, por edhe ne ndihemi njësoj pasi ky sezon po karakterizohet nga ndjesi të forta.

Cilin lojtar të Milanit do të veçonit sivjet?

Rafael Leao që ka aq shumë cilësi e potencial, saqë nuk shpjegohen me fjalë. Sigurisht ka nevojë për shumë punë, në mënyrë që të jetë sa më shpesh vendimtar. Të gjithë në grup mundohemi ta shtyjmë të japë më të mirën, por gjithçka varet nga vetë Rafaeli. Ju siguroj që ka cilësi të cilat nuk i keni parë shpesh. Sipas mendimit tim, nëse fiton vazhdimësi, do të bëhet një figurë e rëndësishme e futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco