Shehi: Tirana-Dinamo ka brenda historinë, s’jemi favoritë në derbi

Shehi: Tirana-Dinamo ka brenda historinë, s’jemi favoritë në derbi

11:55, 02/11/2021

Në vigjilje të sfidës së nesërme në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 16:45, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, për mediat ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi i cili ka analizuar këtë duel.

“Është e rëndësishme ndeshja ndaj Dinamos për historinë dhe përbërjen. Kemi përballë një skuadër shumë të fortë me individë shumë cilësorë. Duhet përqendrim dhe vlerësim maksimal duke parë historinë dhe cilësinë që ata kanë brenda”.

Mungesat – “Problem quaj dëmtimin e Ismajlgecit e di që kam mungesë Tolin dhe Ngonë për shkak të kartonëve, por mungesa e Ismajlgecit na shton problemet. Ky është problemi që unë kam dhe jo merkato, sepse është diçka që zgjidhet”.

Euforia – “Nuk mendoj se kemi vend për eufori kemi luajtur 7 ndeshje dhe na presin dhe 29 të tjera plus Kupën. Kurrsesi nuk duhet të biem pre e euforisë. Kupa ka dy takime, nuk është se vendoset gjithçka nesër. Ka një takim tjetër për kthimin, duhet të jemi të kujdesshëm. Është e rëndësishme që të vazhdojmë me këtë intensitet, impenjim dhe shpirt gare.”

Rivaliteti i derbit të kryeqytetit – “Ndryshimi i vetëm është që ka impakt tek njerëzit dhe tifozët, sepse jetohet me shumë rivalitet derbi me Partizanin dhe për shkak se Dinamo ka pasur edhe një shkëputje prej 9 vitesh që Dinamo nuk ishte një skuadër që pretendon dhe kjo e ka zbehur disi rivalitetin. Janë dy skuadra me histori i vetmi ndryshim është përjetimi që ka tek lojtarët dhe tifozët.”

Dinamo – “Ndoshta Dinamo nuk ka rezultatet që ato presin, janë një skuadër e re, por me lojtarë me eksperiencë. Me lojtarë që të bëjnë dëm në çdo moment. Shkalla e vështirësisë është njëjtë si me Dinamon si me çdo skuadër tjetër. Duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin për të bërë më të mirën. Favorit në letër unë mendoj se është një gënjeshtër sepse është historia brenda, është derbi, është kualiteti i lojtarëve, dhe kurrsesi nuk duhet të hyjmë si favorit”, përfundoi Orges Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco