Thuchel paralajmëron Çelsin: Të mos e nënvlerësojmë Malmon!

Thuchel paralajmëron Çelsin: Të mos e nënvlerësojmë Malmon!

11:39, 02/11/2021

Kampionët e Europës do të jenë pa Mejzon Mautin në transfertën e sotme në Malmo.

Mesfushori mungon për shkaqe shëndetësore dhe i bashkohet listës së mungesave: Verner, Lukaku dhe Kovaçiç.

Por lajmi i mirë për Thomas Tuchel është rikthimi i Kristian Pulisiçit, i cili udhëtoi me skuadrën në Suedi pas dëmtimit në kavilje.

“Mejzon nuk ndihet shumë mirë. Për t’i dhënë fund spekulimeve, nuk është COVID, ai ka dalë negativ. Është thjesht sëmurë dhe nuk ndihet mirë për të marrë pjesë në stërvitje dhe sigurisht që s’mund të jetë i gatshëm edhe për transfertën në Malmo”, tha trajneri gjerman në konferencë.

Çelsi vjen në sfidën e sotme në Champions si favorit, pasi i mundi skandinavët 4-0 në “Stamford Bridge” dy javë më parë.

Blutë e Londrës kanë fituar 2 nga 3 ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kampioneve dhe renditen të dytët në Grupin H, -3 nga Juventusi.

“Mendoj se është ndeshja e pestë apo e gjashtë radhazi në të cilën ne konsiderohemi favoritë. Mua më pëlqen shumë kur skuadra ime përballet me këto sfida, sepse neve na duhet të sprovohemi dhe krijojmë shumë intensitet.

Kur ju thoni me shumë të drejtë se Malmos i duhet të bëjë një ndeshje të jashtëzakonshme, unë mendoj se ata do të përgatiten për këtë dhe çdo skuadër e këtij niveli është gati që të bëjë një paraqitje të tillë, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur.

Ne duhet të jemi të përulur dhe mjaftueshëm të respektueshëm ndaj ndeshjes dhe kundërshtarit, sepse gjithçka mund të ndodhë. Malmo nuk ka asgjë për të humbur. Ata mund të luajnë të lirë, me shumë guxim dhe do të mbështeten nga një tifozëri emocionale”, theksoi Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco