Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Juventusi është bërë për psikolog, e vërteton Allegri me këtë detaj

Juventusi është bërë për psikolog, e vërteton Allegri me këtë detaj

11:09, 02/11/2021

Fillimi i keq i sezonit ka lëkundur ndjeshëm autoritetin e Massimiliano Allegrit tek Juventusi.

Nëse rezultateve negative u shton edhe tronditjet në aspektin personal të teknikut nga Livorno, ndarja nga e dashura e tij Ambra Angiolini, atëherë mund të pranojmë që ka nevojë për psikolog dhe kjo nuk është në kuptimin metaforik.

Bardhezinjtë janë grumbulluar para ndeshjes me Zenitin në Champions dhe me Fiorentinën në kampionat dhe për të dalë nga situata po asistohen nga një psikolog.

Në seancën stërvitore të kësaj të marteje, Allegri ka biseduar për një kohë të gjatë me doktorin Giuseppe Vercelli, përgjegjësi i Zonës Psikologjike të Juventusit.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” po i mëshon punës në aspektin psikologjik për të dalë nga kriza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco