FOTO/ Përballje interesante në Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

FOTO/ Përballje interesante në Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

09:00, 02/11/2021

Rikthehet Champions League mbrëmjen e sotme teksa do të zhvillohen 8 ndeshje, ku premtohet dhe spektakël.

Në orën 18:45, radhën e ka Chelsea, kampionia aktuale e Europës, e cila do të sfidojë në transfertë Malmon.

Një fitore për blutë e Londrës përkthehet me një kualifikim.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe ndeshja Wolfsburg-Salzburg.

Në orën 21:00 do të luhen 6 takime, ku spikat Atalanta-Manchester United, ku të dyja skuadrat kanë synim kualifikimin për më tej.

Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos, ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.

Juventus-Zenit është ndeshja tjetër, ku për të besuarit e Masimiliano Alegrit fitorja është vulosja e kalimit të turit tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për Bayernin e Mynihut, ku triumfi ndaj Benfikës e dërgon menjëherë drejt fazës tjetër.

Sevilla do të masë forcat në shtëpi ndaj kampiones së Francës, Lilë.

Ndërsa takimi tjetër është ai mes Villarrealit dhe Young Boys.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco