Neuer i lumtur për fitoren: Kjo është fytyra e vërtetë e Bayernit

Neuer i lumtur për fitoren: Kjo është fytyra e vërtetë e Bayernit

20:27, 01/11/2021

Portieri dhe kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, ishte shumë i lumtur për fitoren e thellë të arritur në transfertë nga skuadra e tij.

Gardiani i portës tha se kjo ishte një fitore karakteri dhe se nga tani është e vështirë që skuadra të gabojë më.

“Ishte shumë e rëndësishme që të reagonim pas humbjes në mesjavë. Donim t’i tregonim të gjithëve se ishte vetëm një aksident dhe se nuk do të ndikonte aspak në ecurinë tonë”, tha Neuer

“Shënuam shumë gola dhe luajtëm me një ritëm të lartë nga minuta e parë deri në fund. Mund të kishim bërë më shumë në dy golat e pësuar pasi ishin të evitueshëm. Kjo është fytyra e vërtetë e Bajernit”, përfundoi kapiteni i 31 herë kampionëve të Gjermanisë pas fitores në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco