Solskjaer: Më pëlqejn kritikat, vazhdoni

Solskjaer: Më pëlqejn kritikat, vazhdoni

18:50, 01/11/2021

Ole Gunnar Solskjaer ka falënderuar kritikët e tij, duke këmbëngulur se pyetjet e bëra për skuadrën e tij Manchester United e kanë bërë atë më të fortë.

Dukej se norvegjezi do të mbetej pa punë shpejt pas humbjes poshtëruese 5-0 ndaj Liverpool-it , por atij iu dha një tjetër mundësi dhe i ktheu gjërat duke fituar 3-0 në Tottenham të shtunën.

"Kritika mund t'ju bëjë të dyshoni për veten tuaj, ose mund të ngriheni për veten tuaj," tha Solskjaer në një konferencë për shtyp të hënën, duke folur përpara ndeshjes Atalanta - Manchester United në Ligën e Kampionëve .

“Gjithmonë më ka pëlqyer kritika. Vazhdo kështu!

"Gazetarë, ekspertë, ne të gjithë kemi punë të ndryshme. Unë nuk jam këtu për të luftuar me ta. Nuk kam nevojë për grindje me askënd."

Solskjaer e di, megjithatë, se një fitore kundër një skuadre të dobët Tottenham nuk do të ndryshojë gjithçka. Ai dëshiron që lojtarët e tij të përgjigjen sërish kur të vizitojnë Atalantën të martën mbrëma.

"Ne kemi punuar për të arritur qëndrueshmëri," tha trajneri.

"Një dallëndyshe nuk bën verë. Kjo ndeshje tjetër është një shans për të provuar se mund të shkojmë përsëri."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco