Tottenham nis bisedimet me ish-trajnerin e Chelsea

Tottenham nis bisedimet me ish-trajnerin e Chelsea

16:43, 01/11/2021

Tottenham ka nisur negociatat me ish-trajnerin e Chelsea, Antonio Conte për t'u bërë trajneri i tyre i ri. Conte, 52 vjeç, do të zhvillojë bisedimet ballë për ballë të hënën.

Italiani u largua nga Interi në maj vetëm disa javë pasi fitoi "Serina A". Ai fitoi Premier League dhe FA Cup me Chelsea, por u shkarkua në korrik 2018 pas një viti të dytë zhgënjyes në krye.

Ish-mesfushori drejtoi gjithashtu Juventusin nga 2011-14, duke fituar tre tituj të Serie A dhe mori drejtimin e kombëtares italiane nga 2014-16.

Conte foli me Tottenham në disa raste gjatë verës, ndërsa klubi kërkonte një zëvendësues për Jose Mourinhon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco