Messi: Do ishte çmenduri ta fitoja Topin e shtatë të Artë

Messi: Do ishte çmenduri ta fitoja Topin e shtatë të Artë

16:32, 01/11/2021

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka dhënë një deklaratë për ta fituar Topin e Artë për herë të shtatë.

Argjentinasi ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, derisa është favorit kryesor edhe për vitin 2021, bashkë me Robert Lewandowskin dhe Karim Benzema, transmeton lajmi.net.

I pyetur për fitimin e mundshëm të çmimit, Messi theksoi se do ishte çmendur, por në rast që nuk e fiton, atëherë nuk do e këtë problem.

“E vërteta është që nuk mendoj për këtë gjë. Çmimi më i madh ishte ajo që arrita me Kombëtaren. Luftuam shumë për të, ishte qëllimi kryesor. Topi i shtatë i Artë do ishte çmenduri, por nëse jo, nuk ka problem”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se polaku do e fitojë, derisa disa publikime të mediave franceze e shpallin argjentinasin fitues

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco