Drejt një vendimi përfundimtar, ja kush pritet ta drejtojë Newcastles

Drejt një vendimi përfundimtar, ja kush pritet ta drejtojë Newcastles

16:28, 01/11/2021

Pas blerjes së sheikëve, klubi i Newcastles ka nisur të mendojë për shtabin teknik dhe lojtarët e rinj të cilët mund të jenë të duhurit për të përforcuar klubin.

Newcastle po kërkon me ngulm një menaxher të ri, pas shkarkimit të Steve Bruce.

Emra të shumtë janë përfolur për të marrë drejtimin e Newcastles, megjithatë duket se tashmë klubi anglez ka vendosur se kush duhet ti prijë skuadrës.

Trajneri i Villareal, Unai Emery tani është favoriti për t’u bërë trajneri i ri i Newcastle United, kanë theksuar burimet e ‘SPORT1’.

Bordi i klubit anglez po shtyn pasi duan të prezantojnë ish-trajnerin e Arsenalit në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Sipas po këtyre burimeve, Newcastle janë gati të paguajë një tarifë të madhe transferimi për të hequr Emery nga kontrata e tij me Villarreal.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco