U përshtat shpejt te Reali, Alaba: Mos më krahasoni me Sergio Ramos!

U përshtat shpejt te Reali, Alaba: Mos më krahasoni me Sergio Ramos!

13:02, 01/11/2021

David Alaba po përshtatet çdo ditë e më shumë me Real Madrid, klub tek i cili insistoi të transferohej (si lojtari i lirë nga Bayern Munchen).

Mbrojtësi austriak, i cili mund të aktivizohet edhe në disa pozicione të tjera të prapavijës dhe mesit të fushës, ka dhënë një rrëfim për gjermanen “Kicker”, aty ku flet rreth krahasimit me Sergio Ramos.

Një gjë e tillë nuk i pëlqen, Alaba është ndryshe nga ish-kapiteni legjendar i “Los Blancos”.

“Kam ardhur te Real Madrid për të shkruar historinë time dhe kaq.

Nuk më pëlqejnë krahasimet me lojtarë të tjerë, edhe pse ka nga ata që e bëjnë. Dua të tregohem i sinqertë, nuk shqetësohem nga krahasimet, por nuk e dua një gjë të tillë.

E përsëris, ndodhem këtu për të ndjekur rrugëtimin tim. Njerëzit më kanë pranuar kështu siç jam. Unë dhe Sergio Ramos ndryshojmë”, deklaron 29-vjeçari, i cili ndalet te përshtatja tek ekipi i Carlo Ancelottit.

“Që ditën e parë këtu e kam ndjerë atmosferën e veçantë që mbizotëron te Reali. Ky klub është shumë i veçantë”.

Në fund Bayern Munchen, aty ku Alaba kaloi 11 sezone të paharrueshme dhe të mbushura plot suksese e trofe.

“Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë, njësoj si Real Madrid. Gjithsesi, nuk dua të tregoj mungesë respekti për Bayernin, por Reali është disi më i madh dhe më lart”, përfundon David Alaba, i cili firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri në muajin korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco