I ndërpreu intervistën, Solskjaer replikon me tifozin

I ndërpreu intervistën, Solskjaer replikon me tifozin

18:52, 31/10/2021

Trajneri i Manchester United , Ole Gunnar Solskjaer reagoi ndaj një tifoz i cili ndërpreu intervistën e tij pas fitores 3-0 të klubit kundër Tottenhamit.

Norvegjezi mund të marrte frymë lehtësisht pas vërshëllimës së fundit të shtunën, pasi golat nga Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Marcus Rashford vulosën të tre pikët në stadiumin e Spurs.

Ishte një paraqitje shumë e përmirësuar nga Djajtë e Kuq dhe, pas vërshëllimës së fundit nga gjyqtari, Solskjaer ishte në humor të mirë, madje iu përgjigj një tifozi që ndaloi atë për disa sekonda.

“A mund ta bëj këtë intervistë dhe më pas mund të abuzoni me mua, apo jo?”, ka thënë trajneri i United me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. “Ju mund ta thoni këtë përsëri!”.

48-vjeçari ishte i kënaqur me rezultatin kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo pas një jave produktive në stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco