Sheikët nuk ndalen, yjet e Real Madrid vëzhgohen nga klubi anglez

Sheikët nuk ndalen, yjet e Real Madrid vëzhgohen nga klubi anglez

17:37, 31/10/2021

Sheikë e Arabisë Saudite me pasuri rreth 400 miliardë euro, priten të bëjnë ndryshime në ekip duke nisur nga janari.

“El Nacional” raporton se Newcastle United i do tre lojtarë nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit, Eden Hazard dhe Gareth Bale dhe për mesfushorin Toni Kroos, të cilet klubi anglez është duke i vëzhguar nga afër.

Kroos është titullar te Reali si gjithmonë, por dy sulmuesit nuk kanë vend në formacionin e Carlo Ancelottit.

Bale dhe Hazard ndoshta do ishin të hapur për largimin nga “Santiago Bernabeu”, por Kroos shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të pensionohet te klubi madrilen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco