Aguero pëson aritmi në zemër, argjentinasi mbetet në spital

Aguero pëson aritmi në zemër, argjentinasi mbetet në spital

17:25, 31/10/2021

Sergio Aguero do të qëndrojë nën syrin vigjilent të profesionistëve mjekësorë gjatë ditëve në vijim pasi pësoi një sulm nga zemra kundër Alaves të shtunën në mbrëmje.

Argjentinasi ndjeu dhimbje në gjoks dhe iu desh të largohej nga fusha e lojës në pjesën e parë.

Ish- sulmuesi i Manchester City u dërgua në spital me një ambulancë për të marrë kontrolle të menjëhershme mjekësore dhe tani do të duhet të kryejë një kontroll të plotë të zemrës për të zbuluar shtrirjen e plotë të problemit.

Sikleti që lojtari ndjeu dje në Camp Nou nuk është i zakonshëm për një futbollist dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në lojë derisa të garantohet siguria e tij.

Sport ka raportuar se mjekët kanë zbuluar aritmi, diçka që lojtari thuhet se e ka vuajtur edhe më parë.

33-vjeçari sapo është kthyer nga lëndimi dhe ka luajtur gjithsej pesë herë këtë sezon, duke shënuar një gol, kundër Real Madridit .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco