Manchester United: Cristiano Ronaldo thyen heshtjen

Manchester United: Cristiano Ronaldo thyen heshtjen

15:26, 31/10/2021

Pak ditë pas shuplakës së marrë në “Old Trafford” nga Liverpool (0-5), Manchester United pritej bënte kthesën kundër Tottenham. Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer heshtën kritikët e tyre, falë triumfit 3-0 në stadiumin “Tottenham Hotspur”. Fitorja e pestë sezonale që lejon United të kthehet në garën për titull. Pas kritikave të marra gjatë gjithë javës pas poshtërimit në ndeshjen ndaj “The Reds”, Ole Gunnar Solskjaer priste një reagim nga skuadra e tij.

Dhe reagimi erdhi nga një farë Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i cili kishte kërkuar në dhomat e zhveshjes mbështetje të plotë për trajnerin norvegjez, i shtyu shokët e tij të arrinin një sukses të rëndësishëm. Golashënuesi në minutën e 39-të, më pas vendimtar për Cavanin (64), CR7 dërgoi një mesazh për të gjithë njerëzit që nuk kishin besuar tek skuadra e United. I pyetur në fund të takimit nga Sky Sports , futbollisti luzitan ka folur për herë të parë publikisht që nga humbja turpëruese ndaj Liverpoolit.

Cristiano Ronaldo është i kënaqur me paraqitjen e ekipit

Një prononcim që nxjerr në pah motivimin ekstrem të protagonistit kryesor për të rikthyer në rrugën e duhur Djajtë e Kuq. “Ne e dinim para ndeshjes se kishim një javë të vështirë. Morëm rezultate që nuk i prisnim, skuadra ishte nën presion dhe paksa e trishtuar, por sot (dje) e dinim se do të përgjigjeshim. Kemi luajtur mirë. Detyra ime është të ndihmoj skuadrën me përvojën time, golat e mi, asistet e mia dhe e bëra këtë sot - ndihem shumë i lumtur për këtë”, ka komentuar sulmuesi portugez që shënoi golin e tij të katërt në Premier League këtë sezon.

Por më shumë sesa performanca e tij individuale, është performanca kolektive që preferon të nxjerrë në pah ish-lojtari i Juventusit. “Për sa i përket ekipit, ne zhvilluam një paraqitje të jashtëzakonshme. Shpresoj se kemi bërë ndryshim. Nuk është vetëm faji i trajnerit, por preken edhe lojtarët. Mendoj se diçka ka ndodhur për një arsye dhe ne duhet të jemi të kënaqur me atë që bëmë”, analizon kështu CR7, duke i dhënë fund ides së lojtarëve të tjerë të United, që kërkonin largimin e teknikut norvegjez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco