Ndonjëherë nuk është e lehtë të mbash mbiemrin e babait tënd, sidomos kur ky i fundit quhet, Igli Tare. Djali i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Etien Tare aktivizohet rregullisht te moshat e Lazios teksa nuk nguron të bëjë dhe protagonistin.
18 vjeçari ka realizuar gol në fitoren e thellë 1-4 të Lazios ndaj rivalëve të Askolit në sfidën e luajtur për kampionatin Primavera 2.
Etien shënoi si një sulmues race para portës duke përdorur shtatlartësinë e tij më së miri. Kjo është ndeshja e 6 e Etienit me lacialët ku ka shënuar plot 3 gola dhe ka dhënë 2 asist.
Shqiptari kërkon të ndjekë hapat e të atit që për Kombëtaren është një ndër lojtarët më të mirë që është aktivizuar ndonjëherë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: