VIDEO/ Dopietë ndaj Udineses, Correa i dhuron fitoren Interit

VIDEO/ Dopietë ndaj Udineses, Correa i dhuron fitoren Interit

14:33, 31/10/2021

Skuadra e Interit arriti një sukses të rëndësishëm ndaj Udineses në ndeshjen e javës së 11-të në Serinë A. Zikaltërit fituan me rezultatin e pastër 2-0 kundër bardhezinjëve, falë një super Joaquin Correa.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse Interi pati tre raste mjaft të pastra. Fillimisht kërcënoi Barella në minutën e 14-të, por portieri i Udineses arriti ta ndal. Ranocchi kishte një mundësi në minutën e 22-të, por ai gjuajti mbi portë

Rastin e fundit në 45 minutat e para e pati sërish Barreall në minutën e 26-të, por ndal edhe një herë mjaft mirë nga portieri i Udineses.

Image

Interi kaloi në epërsi në minutën e 60-të me golin e Correas dhe tetë minuta më vonë sërish ky lojtar shënoi golin e dytë dhe kështu zgjidhi çështjen e fituesit.

Deri në fund të ndeshjes rezultati nuk  ndryshoi dhe Interi arriti fitoren e shtatë këtë sezon.

 

Rezultati dhe golashënuesit:

Inter - Udinese 2:0 (Correa 60', 68')

Tabela:

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco