FOTO/ Sportistët e famshëm botëror maskohen për Halloween, a mund t’i njihni?

FOTO/ Sportistët e famshëm botëror maskohen për Halloween, a mund t’i njihni?

14:04, 31/10/2021

Halloween-i festohet në mbarë botën dhe as sportistët më të famshëm nuk janë të imunizuar ndaj saj.

Edhe pse maskimet fillimisht përfshinin vetëm shtriga, vampirë, fantazma apo zombie,sot, në natën e 31 tetorit, është e mundur të shihen kostume të tjera krijuese në rrugët anembanë botës.

Yjet si Kylian Mbappe, LeBron James, Neymar, Marco Verratti, Mauro Icardi, Paul Pogba u kamufluan për Halloween.

Festa është gjithmonë në vigjilje të festivalit të krishterë Dita e Gjithë Shenjtorëve më 1 nëntor. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain.

Halloween, duket se është një festë gjithnjë e më popullore nga viti në vit. Qytetarët e festojnë duke organizuar festa të veçanta me tematikë dhe duke veshur kostume kreative.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco