U dëmtua me Kombëtaren, Gasperini jep lajmin e mirë për Gjimshitin

U dëmtua me Kombëtaren, Gasperini jep lajmin e mirë për Gjimshitin

13:34, 31/10/2021

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Hungarisë, duke e detyruar të kryej një operacion në parakrah, që për fat të mirë kaloi me sukses.

Në mediat italiane përflitej se mbrojtësi 28 vjeçar do të qëndronte për rreth 1 muaj jashtë fushave, duke rrezikuar kështu ndeshjet e nëntorit me Shqipërinë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Por, siç duket gjërat kanë shkuar më mirë se sa priteshin dhe Gjimshiti pritet të zbres në fushë për ndeshjen kundër Manchester United në Champion League.

Lajmin e ka dhënë trajneri i Atalantës, Giann Piero Gasperini, i cili u pyet para ndeshjes me Lazion për shqiptarin.

“Jam duke menduar për Gjimshitin. Në thelb, ai nuk kishte problem me muskujt dhe po punon vazhdimisht. Me mbrojtjen e duhur (një mbajtëse në krah) mund të rikthehet”, shprehet Gasperini, i cili gëzon simpati për mbrojtësin kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco