Griezmann në MLS? Po mundohem ta bind!

Griezmann në MLS? Po mundohem ta bind!

13:13, 31/10/2021

Nuk është diçka që nuk dihet: Antoine Griezmann dëshiron ta mbyll  karrierën e tij futbollistike në Major League Soccer për të jetuar ëndrrën amerikane. Para Euros, ndërsa ishte ende te Barça, francezi foli për mundësinë e kalimit të oqeanit në vitin 2024, kur i përfundonte dhe kontrata me blaugranët. “Mendoj se është një ide e mirë të shkoj në Shtetet e Bashkuara. E dua atë vend, atë kulturë, NBA-në dhe dëshira për zbulim më intrigon, por kam edhe një familje për të lëvizur”, shpjegoi Griezmann për Le Figaro .

Situata mund të ketë ndryshuar që kur u kthye tek Atletico, por Carlos Vela po përpiqet të tërheqë ish-shokun e tij të skuadrës tek Real Sociedad. Kështu ka rrëfyer meksikani i Los Angeles FC gjatë një live në Instagram. “Po përpiqem ta bind Griezmann të vijë këtu. Ne kemi folur disa herë, i them gjithmonë: “Kur do vish në MLS, Los Angles është aty ku duhet të jesh”. Atij i pëlqen shumë Amerika, ne do bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë pjesë të ekipit tonë”. Po sikur të dy miqtë të takohen një ditë në Los Angeles? Mbetet për t’u parë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco