FOTO+VIDEO/ Lotë dhe koreografi gjigante në Bombonera, Boca homazhe në nder të ditëlindjes së 61-të të Maradonës

FOTO+VIDEO/ Lotë dhe koreografi gjigante në Bombonera, Boca homazhe në nder të ditëlindjes së 61-të të Maradonës

12:05, 31/10/2021

30 tetori çdo vit ka qenë një ditë feste në Bombonera me rastin e ditëlindjes legjendës Diego Armando Maradona, por këtë herë ishte një ditë e trishtë ose më saktë një përkujtimore për njeriun që magjepsi me futbollin e tij një botë të tërë.

 Diego Armando ka 11 muaj që është ndarë nga jeta dhe me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të që nuk arriti ta festonte dot në këtë jetë, tifozët e Boca Juniors kanë shpërthyer në lot ndërsa kanë bërë edhe homazhe për Maradonën gjatë sfidës ndaj Gimnasia La Plata për kampionat ndeshje të cilën skuadra e tyre e humbur me rezultatin 0-1.

Në minutën e 10, në nder të numrit që përfaqësonte El Pibe D’Oro gjyqtari ndali sfidën në përkujtim të Maradonës. Fanella të shumta, dedikime, koreografi gjigante, pankarta me emrin dhe fotot e tij, shalle,maska, kore dhe lotë, kështu e nderuan tifozët, futbollistët dhe stafi teknik i Boca Juniors, kujtimin e legjendës së futbollit argjentinas me Maradonën që do të jetë gjithmonë në zemrat e tyre.

Në stadium ishte prezente edhe vajza e Maradonës, Dalma, e cila pranë saj kishte vendosur një bluzë ku kërkonte "Drejtësi për D10" në aludim për zbardhjen e fakteve që çuan në vdekjen e babait të saj.

Diego Armando Maradona u nda nga jeta 25 nëntorin e shkuar në vilën e tij në Buenos Aires për shkak të një arresti kardiak.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco