Aguero shqetëson Barcelonë - Përfundoi në spital pas problemeve në zemër, ja çfarë treguan ekzaminimet e para mjekësore

Aguero shqetëson Barcelonë - Përfundoi në spital pas problemeve në zemër, ja çfarë treguan ekzaminimet e para mjekësore

11:33, 31/10/2021

Mbrëmja e së shtunës ishte e vështirë për Barcelonën , 1-1 në shtëpi kundër Alaves dhe me Sergio Agueron në spital.

Sulmuesit argjentinas iu desh të linte lojën në minutën e 41-të të pjesës së parë për shkak të problemeve në zemër. Aguero ndjente dhimbje në gjoks si dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Ai shtri menjëherë në fushë, me mjekët që e ndihmuan të merrte vete. Më pas, Aguero u ngrit, por nuk mundi të vazhdonte ndeshjen, pasi mjekët i rekomanduan të dilte jashtë. Tifozët e futbollit janë të shqetësuar me të drejtë sidomos pasi Aguero pati një problem që na kujtoi ngjarjen me Eriksen.

Image

Pas ndeshjes mbërriti informacioni se “El Kun” nuk kishte mundur ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një takikardie të lehtë (të rrahura të shpejta të zemrës) e cila i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje dhe marrje mendsh.

Lajmi i mirë është se Aguero ka mundur të ecë vetë dhe tani në Barcelonë janë në pritje ekzaminimeve mjekësore që ka kryer.

Kjo ishte ndeshja e dytë i Agueros në fanellën e klubit të Barcelonës në kampionat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco