Futbollistët e Juventusit përjetuan një tjetër dështim të madh dhe me humbjen ndaj Veronës u distancuan edhe më shumë nga gara për titull. Venadasit triumfuan me rezultatin 2:1 kundër bardhezinjëve në Bentegodi.
Për ekipin e Masimiliano Alegrit kjo ishte disfata e katërt në 11 ndeshje të zhvilluara në Serinë A, një bilanc që nuk i shkon për shtat një klubi si Juventusi.
Sipas asaj që shkruan faqja e njohur e statistikave “OPTA Paolo”, Juventusi ka pësuar 15 gola në 11 ndeshjet e para të Serisë A për të parën herë që nga sezoni 1961/1962, sezon ku e përfundoi kampionatin në vendin e 12.
Një rekord i “errët” negativ ku “Zonja e Vjetër” nuk po e kapërdinë dot këtë ecuri të gjatë negative.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: