Humbja ndaj Veronës, flet Allegri: Duhet të punojmë dhe të mbyllim gojën, është e kotë të...

Humbja ndaj Veronës, flet Allegri: Duhet të punojmë dhe të mbyllim gojën, është e kotë të...

08:35, 31/10/2021

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka komentuar humbjen e pëusuar kundër Verona-s në kampionat.

“Nuk ka shumë për të thënë, duhet vetëm të heshtim në këtë moment. Kemi vetëm 15 pikë në renditje që janë ato që meritojmë. Duhet të heshtim, të punojmë, të kërkojmë të hipotekojmë kualifikimin të martën në Champions dhe më pas të mendojmë për kampionatin, është e kotë të ndjesh keqardhje për veten. Do të duhet të kalojë kohë para se të ngremë përsëri kokën”, ka thënë Allegri për Sky Sport.

 

– Çfarë keni parë sot në krahasim me ndeshjen kundër Sassuolo-s?

 

“Sot kemi qenë më të organizuar. Në këtë moment ka shumë gjëra që nuk shkojnë, por nuk duhet të jetë një justifikim. Kur duelet ajrore i fiton të gjithë skuadra kundërshtare, duhet të heshtim”.

 

– A keni një shpjegim për këto rezultate?

 

“Është e vështirë të japësh shpjegime, duhet të punojmë dhe të mbyllim gojën, është i vetmi ilaç. Kur pas disa muajsh, shpresojmë, do të jemi në një pozicion të ndryshëm, atëherë do të ngremë përsëri kokën. Për momentin mbetet turpi që kemi vetëm 15 pikë në klasifikim”.

 

– Çfarë pret nga Juventus-Zenit?

 

“Ajo e së martës është një ndeshje e rëndësishme, duhet të mendojmë të luajmë me qetësi. Duhet të luajmë siç kemi luajtur kur kishim vetëm një pikë në renditje, jam i sigurt se do t’ia dalim. Do të flasim përsëri para ndeshjes me Fiorentina-n”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco