Bie keq në fushë, sulmuesi i Real Madridit thyen hundën

Bie keq në fushë, sulmuesi i Real Madridit thyen hundën

22:44, 30/10/2021

Real Madrid mori një fitore të vuajtur 1-2 përballë Elches, duke marrë një trepikësh që i dha kreun e La Liga-s madrilenëve. 

Por vëmendjen e ka tërhequr një episod i frikshëm i ndodhur në minutën e fundit të takimit.

Sulmuesi Mariano Diaz ka rënë në mënyrë spektakolare pas një dueli me kundërshtarin duke qëndruar i shtrirë në fushë deri në fundin e takimit.

Sipas raportimeve të para, Diaz ka thyer hundën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni shumë të komplikuar.

Përplasja ka qenë fatale, pasi sulmuesi ka rënë direkt me fytyrë në tokë e pësuar keq.

Një lajm jo i mirë për Ançelotin që vendosi të aktivizojë Diazin në vend të Benzemas, pasi francezi ka luajtur 99% të ndeshjeve këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco