Tirana vazhdon marshin e fitoreve këtë kampionat. Bardheblutë kanë mposhtur Vllazninë pastër 0-2 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi” duke marrë një sukses tjetër pas asaj fitoreje në derbi.
Bardheblutë u treguan konkretë që në pjesën e parë duke gjetur dhe golin e avantazhin me Xhxihën.
Sulmuesi përfitoi nga një përgjumje në mbrojtje duke u shkëputur bukur për të dalë vetëm për vetëm me Zogoviç.
Në pjesën e dytë, Tirana ngeli me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ardit Tolit.
Ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj Da Silvas të sapofutur në fushë. Për gjyqtarin ishte karton i verdhë, por pas një konsultimi me VAR-in ndryshoi ngjyrën e kartonit duke nxjerrë të kuqen.
Pikërisht kur do të mendohej se shkodranët do të reagonin, erdhi dhe goditja fatale nga Taulant Seferi.
Pasi mori një top në mesfushë, Seferi u shkëput bukur për të mposhtur Zogoviç me një diagonale nga e djathta.
Kaq mjaftoi, bardheblutë rikonfirmohen si skuadra e sezonit, duke mposhtur një rival direkt për titull.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: