Bundesliga/ Bayern Munchen reagon pas turpërimit në Kupë, fiton me goleadë ndaj Union Berlin

Bundesliga/ Bayern Munchen reagon pas turpërimit në Kupë, fiton me goleadë ndaj Union Berlin

18:14, 30/10/2021

Bayern harron humbjen turpëruese në Kupën e Gjermanisë dhe rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur me rezultatin 2-5 Union Berlin në transfertë.

Kampionët në fuqi ishin të papërmbajtshëm duke marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesligë me goleadë.

I zakonshmi Robert Lewandowski hapi serinë e golave, duke shënuar 2 herë në pak minuta.

Pas çerek ore lojë, polaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 8 minuta më vonë shënoi dhe golin e dytë personal.

Sane mendoi për të trefishuar në të 30’ duke e bërë gjithçka të vështirë për Union Berlin, pavarësisht se Giesselmann ngushtoi rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë.

Coman la shenjë në pjesën e dytë duke shënuar golin e katërt për ekipin e Julian Nagelsmann.

Ryerson u bë protagonist vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë për vendasit, megjithatë Muller mendoi për të vulosur rezultatin final të kësaj ndeshjeje, duke shënuar dhe goline shtatë të takimit e të pestin për Bayern.

Suksesi i tetë për këtë edicion në kampionat për Bayern, që ka shënuar në Bundesligë plot 38 gola në vetëm 10 ndeshje, duke mbajtur vendin e parë.

Dortmund vijon të jetë në ndjekje të Bayernit, me verdhezinjtë që mundën 2-0 Koln, ndërsa Bayer Leverkusen vijon me rezultatet jo të mira, pasi u mund 0-2 nga Wolfsburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco