Real Madridi ngjitet në krye të La Ligës, shkëlqen Vinicius në fitoren me Elchen

Real Madridi ngjitet në krye të La Ligës, shkëlqen Vinicius në fitoren me Elchen

17:28, 30/10/2021

Real Madridi ka fituar në transfertë ndaj Elches me rezultatin 1-2, në një ndeshje ku Vinicius Junior shkëlqeu duke shënuar një dygolësh.

Madrilenët e nisën me vrull ndeshjen, ku pas shumë tentativash arritën të gjenin golin në minutën e 22-të me Vinicius.

Braziliani shfrytëzoi një pasim nga Mariano Diaz dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Vinicius që shënoi golin e dytë personal në të 73-ën.

Elche u përpoq të rikthehej në lojë, por golin e gjeti vetëm në minutën e 86-të me sulmuesin Pere Mija.

Reali rimerr kryesimin e kampionatit me 24 pikë, po aq sa Real Sociedad, por me golavarazh më të mirë, ndërsa Elche mbetet në vendin e 15-të me 10 pikë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco