Nagelsmann flet nga izolimi: Kam bërtitur shumë, fqinjët ndoshta u habitën

Nagelsmann flet nga izolimi: Kam bërtitur shumë, fqinjët ndoshta u habitën

13:59, 30/10/2021

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann komentoi humbjen e rëndë të skuadrës së tij kundër Borussia M'gladbach në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë me rezultat 5:0. Nagelsmann u shpreh se lojtarët e tij, edhe pse disa e presin, nuk janë robotë dhe se mund të kalojnë një ditë të keqe.

"Ne jemi njerëz, jo robotë," tha Nagelsmann në një konferencë për shtyp në internet të premten.

"Ne treguam dobësi, por është e rëndësishme të nxjerrim mësime nga ai takim. Ishte një humbje historike dhe duhet t’i pranojmë të gjitha kritikat. Nuk ka asnjë dyshim për këtë."

Julian Nagelsmann e ndoqi ndeshjen nga shtëpia, pasi aktualisht është i infektuar me koronavirus dhe thotë se fqinjët ndoshta kanë mbetur të befasuar nga të bërtiturat e mia.

“Po bërtisja kur po shihja ndeshjen dhe fqinjët duhet të kenë menduar se çfarë po ndodhte. Ne jemi njerëz, bëjmë gabime dhe ndonjëherë bëjmë më shumë se një gabim në ditë. Duhet të ngrihemi përsëri si kampionë dhe të përpiqemi ta tregojmë. Të gjithë jemi të befasuar nga ajo që ndodhi të mërkurën dhe kjo nuk duhet të mos ndodhë më, pasi është shumë e dhimbshme”, tha Nagelsmann.

Bayern aktualisht është në vendin e parë në Bundesligë me 22 pikë, pra shtatë fitore dhe një barazim dhe një humbje nga nëntë ndeshje të luajtura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco