Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Çfarë po ndodh me Gjasulën pas 17 ditësh me COVID

Çfarë po ndodh me Gjasulën pas 17 ditësh me COVID

17:35, 29/10/2021

I vetmi futbollist i Kombëtares që nuk është rikthyer në stërvitje është Klaus Gjasula.

Mesfushori mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë dhe po ditën e ndeshjes u bë i ditur lajmi që rezultoi pozitiv. Por deri më sot kanë kaluar 17 ditë dhe ai nuk shihet që të jetë rikthyer te skuadra e tij në Gjermani.

Gjasula para disa ditësh publikoi një videomesazh ku i falënderonte të gjithë tifozët dhe ata që e kishin mbështetur duke i dërguar mesazhe. Situatë jo e mirë për mesfushorin dhe gjendjen e tij fizike, pasi i duhet të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares në muajin nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco