Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

I infektuar me COVID, mbrojtësi i Kombëtares i rikthehet ekipit

I infektuar me COVID, mbrojtësi i Kombëtares i rikthehet ekipit

16:34, 29/10/2021

Frederik Veseli ka lënë pas COVID-in dhe është rikthyer në fushë. Mbrojtësi ishte pjesë e lojtarëve të cilët u infektuan në grumbullimin e fundit të Kombëtares. Pothuajse pas dy javësh, në tamponin e fundit, Veseli ka rezultuar negativ dhe menjëherë është bashkuar me shokët e ekipit për të rifilluar stërvitjen.

Salernitana do të luajë ndeshjen e radhës kundër Napolit dhe shqiptari do të jetë i disponueshëm për trajnerin. Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare , pasi Veseli ishte ai që zëvendësoi Gjimshitin e dëmtuar në ndeshjen ndaj Polonisë, dhe gjithashtu pritet të jetë titullar në dy sfidat e skuadrës përfaqësuese, ndaj Anglisë në “Wembley”, më 12 nëntor dhe Andorrës më 15 nëntor në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco