Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Dëmtohet në momentin më të mirë Broja, trajneri konfirmon mungesën

Dëmtohet në momentin më të mirë Broja, trajneri konfirmon mungesën

15:04, 29/10/2021

Armando Broja ndalet në momentin më të mirë.

Pasi shënoi dy gola, në po kaq sfida radhazi si titullar te Southampton, sulmuesi i kombëtares shqiptar nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasenhuttl për transfertën e nesërme ndaj Watford.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku austriak i “shenjtorëve”, që në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaroi se 20-vjeçari nuk do të udhëtojë me skuadrën në transfertën ndaj Watfordit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

“Ai dëmtoi kyçin e këmbës kur shënoi ndaj Burnleyt dhe nuk është rikuperuar ende, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën nesër. Më vjen keq që ndalet në këtë moment, pasi ishte në formë të mirë fizike dhe mbi të gjitha mendore, megjithatë besoj që ky pushim, do ta ndihmojë të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco