Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Verstappen për Hamilton: Nuk do të shkojmë kurrë për darkë, por e respektojmë njëri-tjetrin

Verstappen për Hamilton: Nuk do të shkojmë kurrë për darkë, por e respektojmë njëri-tjetrin

13:52, 29/10/2021

Piloti i Red Bull, Max Verstappen thotë se ai dhe kampioni aktual i Formula 1, Leëis Hamilton e respektojnë njëri-tjetrin, por fakti është që nuk do të dilnin kurrë për darkë.

Dyshja e lartpërmendur po udhëheq një luftë të fortë për vendin e parë këtë sezon dhe pesë gara para fundit holandezi ka 12 pikë më shumë se britaniku. Në një prononcim për mediat, Verstappen tha se në pistë gjithmonë përpiqen të mundin njëri-tjetrin, por se jashtë saj respektojnë njëri-tjetrin.

"Ne jemi të dy konkurrentë të vërtetë dhe fakti është se nuk do të shkojmë kurrë për dakë. Kjo është mirë. Ne gjithmonë duam ta mposhtim njëri-tjetrin në pistë dhe jashtë piste mendoj se ka respekt të ndërsjellë," tha Verstappen, duke shtuar:

"Është e vërtetë që ka pasur disa momente kur tensioni ka qenë pak më i lartë, por e gjitha është pjesë e sportit. Në përgjithësi, gjithçka është në rregull mes nesh", shtoi piloti i Red Bull.

Gara e radhës në kampionatin e Formula 1 do të zhvillohet Meksikë, e cila është planifikuar për në 7 nëntor.

Verstappen aktualisht është i pari me 287.5 pikë, ndërsa Hamilton 275.5 pikë. Në renditjen e përgjithshme, i treti është Bottas me 185 pikë, dhe në top pesëshen janë Perez me 150 pikë dhe Norris me 149 pikë.

Në renditjen e konstruktorëve, i pari është Mercedes me 460.5 pikë dhe i dyti Red Bull me 437.5 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco