Zyrtare/ Martinez rinovon kontratën me Interin

Zyrtare/ Martinez rinovon kontratën me Interin

17:44, 28/10/2021

Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Lautaro Martinez ka kontratë aktuale me Interin deri në qershor të vitit 2023.

Megjithatë, futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Martinez tashmë ka nënshkruar kontratën e re me zikaltrit.

Marrëveshja është mbyllur mëngjesin e sotëm dhe do të bëhet zyrtare ditët e ardhshme.

Me kontratën e re argjentinasi do të mbetet pjesë e gjigantit italian deri në vitin 2026, ndërsa i është larguar klauzola e largimit prej 111 milionë euro që e kishte në kontratën e mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco