Lajmi i fundit

Raporti Antimafias: Pas Ndrangheta-s, mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet në territorin italian

Shkruan histori/ Futbollisti më i mirë australian deklaron hapur se është homoseksual

Shkruan histori/ Futbollisti më i mirë australian deklaron hapur se është homoseksual

14:41, 28/10/2021

Në një video të titulluar ‘Josh’s Truth’ mbrojtësi i majtë australian Josh Cavallo ka pranuar për herë të parë se është homoseksual.

Në fakt me këtë rrëfim ai shkruan histori pasi bëhet futbollisti i parë i A-League australian që flet hapur për seksualitetin e tij.

 “Jam i lumtur që jam i lirë. Unë jam një futbollist dhe jam homoseksual. Deri më sot kam bërë një jetë të dyfishtë. E fsheha atë që jam në të vërtetë. Ishte një rrugëtim i gjatë për të arritur në pikën ku mund ta them, por jam më i lumtur se kurrë me vendimin për ta bërë publike. Kam gjashtë vjet që luftoj seksualitetin tim, por tani ajo ndalon. Duke u rritur isha fshehur dhe kisha frikë se mos më vinte turp, pasi rruga drejt futbollit nuk ka pasur kurrë kontakt me rrugën e homoseksualëve..”, tha asi 21-vjeçar.

Kujtojmë që javën e kaluar një tjetër futbollist, i cili luan për një ekip të Premierligës , zbuloi në mënyrë anonime se është krenar që është homoseksual.

“Jemi në vitin 2021 dhe duhet të jem në gjendje t'u tregoj të gjithëve se kush jam. Por ka disa tifozë në tribuna që mendojnë se janë ende në vitet '80. Dua të jem i hapur me njerëzit sepse jam ky që jam dhe jam krenar. Por e vërteta është se unë do të kryqëzohem. E gjithë kjo më ka ndikuar psikologjikisht dhe ajo që jetoj është e frikshme”, tha ai për Sun.

Vlen të përmendet se futbollisti i parë profesionist që zbuloi se ishte homoseksual ishte ish-asi i Norëich, Justin Fashanu në vitin 1990.

ImageJosh Cavallo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco