Lajmi i fundit

Raporti Antimafias: Pas Ndrangheta-s, mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet në territorin italian

U dëmtua ndaj Kukësit, futbollisti i Partizanit kalon me sukses operacionin

U dëmtua ndaj Kukësit, futbollisti i Partizanit kalon me sukses operacionin

14:27, 28/10/2021

Lukas Kardozo i është nënshtruar një operacioni të detyruar ditën e sotme, teksa pati probleme në supin e majtë.

Për futbollistin e Partizanit, fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses dhe ai tashmë do t’i nënshtrohet rikuperimit, që mund të zgjasë gati gjashtë javë.

Lajmin e kalimit me sukses të operacionit të brazilianit e ka bërë publike vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” duke shkruar se gjithçka shkoi mirë për 27-vjeçarin.

NJOFTIMI I KLUBIT ImageTË PARTIZANIT –

“LUKAS KARDOSO KALON ME SUKSES OPERACIONIN DELIKAT
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në supin e majtë e Lukas Kardosos. Sulmuesi i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Kukësit, i është nënshtruar sot operacionit. Pas luxacionit akromio klavikular të shkaktuar është ndërhyrë për riparimin e tij. Tashmë Kardoso do ti nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi i cili parashikon një periudhë kohore prej 6 javësh.

#RikthimTëShpejtëLukas”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco