U grabit nga prostituta, bëhet publike emri i lojtarit të PSG

U grabit nga prostituta, bëhet publike emri i lojtarit të PSG

12:14, 28/10/2021

I fundit në një linjë shqetësuese të incidenteve që përfshijnë lojtarët e Paris Saint-Germain , Ander Herrera është sulmuar dhe grabitur në kryeqytetin francez,

Sulmi ndodhi pas orës 20:00 CEST në lagjen Bois të Bolougne, afër Parc des Princes.

Sipas mediave franceze, Point, u konfirmua nga burime policore se një lojtar i PSG -së ishte sulmuar mbrëmjen e së martës teksa po udhëtonte në perëndim të kryeqytetit.

Herrera ishte ndalur në një semafor të kuq dhe dyshohet se një prostitutë tentoi të futej në automjetin e ndaluar, duke i vjedhur portofolin dhe celularin e tij që të dyja dukeshin në makinë.

Sipas kujtimeve të lojtarit, prostituta dukej se kishte diçka në dorë që Herrera mendonte se mund të ishte si armë.

Herrera më pas u detyrua ta çonte sulmuesin në një adresë specifike në këmbim të kthimit të telefonit të tij dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndiqte ato udhëzime.

Vlerësohet se në këtë ngjarje hajduti i ka vjedhur rreth 200 euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco