FOTO/ Broja bën gjestin e madh, sulmuesi i dhuron fanellën tifozit me flamur shqiptar

FOTO/ Broja bën gjestin e madh, sulmuesi i dhuron fanellën tifozit me flamur shqiptar

10:29, 27/10/2021

Armando Broja ka qenë një ndër emrat më të përfolur javët e fundit në Premier League-n angleze.

Pasi shkëlqeu me Shqipërinë duke i dhënë dy here fitoren kuqezinjve në dy sfida ndaj Hungarisë, 20-vjeçari po kalon momentin më të mirë te skuadra e Sauthemptonit.

Broja shënoi dy javë më parë në fitoren ndaj Lidsit, por sulmuesi u bë sërish protagonist këtë fundjavë duke shënuar në barazimin 2-2 me rivalët e Bërnlejt.

Pas ndeshjes, Broja ka bërë një gjest të madh duke i dhuruar fanellën një tifozi që ishte me flamur shqiptar në dorë. 20-vjeçari po rritet shumë dhe pritet që me aftësitë e tij të lërë gjurmë në kampionatin më të fortë në botë duke bërë krenar të gjithë shqiptarët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco