Luhet Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia dhe Tirana me mungesa

Luhet Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia dhe Tirana me mungesa

09:52, 27/10/2021

Java e 7-të e Kategorisë Superiore na rezervon një përballje mjaft interesante. Ditën e shtunë, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Një ndeshje që premton të jetë mjaft e luftuar, duke parë pretendimet që kanë skuadrat në kampionat.

Trajnerët Thomas Brdaric dhe Orges Shehi, kanë nisur nga puna për këtë duel dhe për formacionet që do të përzgjedhin.

Gjermani do të duhet të bëjë pa dy lojtarë, për shkak se janë të pezulluar. Kapiteni Erdenis Gurishta ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Mbrojtësi nuk mund të luajë të shtunën, sikurse edhe Zidane Mustedanagic që mori karton të kuq kundër Kukësit. Te Tirana mungon Filip Najdovksi, i cili në derbi gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco